U dhunua dhe kërcënua nga Fero, reagon Arbenita Ismajli: ‘Unë dhe Nina jemi mirë’

Pasi u rikthye në mediat sociale, Arbenita Ismajli ka reaguar sot për herë të parë lidhur me dhunimin dhe kërcënimin nga Fero. Duke mos folur për ngjarjen, ajo falenderon njerëzit për kujdesin dhe mbështetjen.

Modelja sqaron se ajo dhe e bija, Nina, janë mirë teksa shton se beson në drejtësi.

Fero është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për dhunë ndaj modeles.

Siç raportoi “Sinjal”, fillimisht Arbenita dhe Fero kanë pasur një konflikt verbal dhe më pas debati ka agravuar në dhunë fizike, me Feron që ka goditur me grushte dhe i ka thyer edhe telefonin e saj personal. Ai gjithashtu e ka kërcënuar me jetë duke i thënë se do e vrasë nëse do i marrë vajzën.

Sakaq, Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Themelore, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj reperit.

Lajmi është bërë i ditur për “Betimi për Drejtësi”, nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

 

Xheladini tha se reperi Fero dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Share With:
Translate »
94 Views