Dojna hap arkivat dhe tregon arsyen pse donte të bëhej e famshme

Moderatorja e njohur Dojna Mema ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një kujtim mjaft të veçantë dhe nostalgjik nga fëmijëria.

Ajo ka publikuar një fotografi të vjetër nga periudha kur studionte për piano në shkollën artistike në Tiranë.

Përmbi foton ku shfaqet gjatë vitit të katërt të shkollës, Dojna ka zbuluar me doza humori arsyen e çuditshme pse dëshironte të bëhej e famshme që në moshë të vogël.
“Kur isha e vogël doja të bëhesha e famshme vetëm që mos ma ngatërronte më njeri emrin… dhe ja ku jemi”, ka shkruar ajo me shaka.
Duket se dëshira e saj e fëmijërisë është realizuar plotësisht, pasi sot Dojna është një nga figurat më të njohura dhe më të dashura të ekranit, emri i së cilës nuk ngatërrohet më nga askush.

Share With:
Translate »
1 Views