Prekëse/ Vogëlushi me sindromën Down përshëndet i buzëqeshur çdo pasagjer përpara se të zbresë nga treni
Një video emocionuese është publikuar në dailymail.co.uk, aty ku shihet se një vogëlush 3-vjeçar me sindromën Down përshëndet çdo pasagjer përpara se të zbresë nga treni. Djali i vogël shihet duke u vënë dorën mbi supe, pasagjerëve në mjet duke u dhuruar atyre një buzëqeshje ujarë dhe prekëse dhe duke treguar një gjest njerëzor,
Vogëlushi Isaac Drisch, po udhëtonte me tren drejt Francës dhe ishte nën shoqërinë e prindërve të tij dhe pak para se të zbriste nga mjeti, gjeti kohë për t’u përshëndetur me bashkudhëtarët. “Gjatë udhëtimeve tona Isaku gjithmonë u është afruar njerëzve, duke u ulur pranë tyre dhe duke komunikuar me ta”, tha babai i 3-vjeçarit.