43 vjecararja nga Berati i jep fund jetës pasi mëson se vajza e saj ka një sëmundje të rëndë

Një 43-vjeçare i ka dhënë fund jetës,duke u helmuar me fostoksinë.Pranvera Berisha mësohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi “fostoksinë” nē banesën e saj.

Kanë qënë familjarët ata që e kanë gjetur 43-vjeçaren në gjendje të rëndë dhe e kanē transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.

Mjekët e spitalit të Beratit,pasi i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore,e kanë transportuar gruan drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë,ku pas disa orësh ajo gjeti vdekjen.

Mësohet se gruaja kishte vendosur të vriste veten pas një sëmundjeje të rëndë që kishte prekur vajzën e saj.43-vjeçarja Pranvera Berisha ishte pjesë e komunitetit Rom dhe punonte në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit të qytetit.

Share With:
Translate »
98 Views