Sara apo Ditea? Kjo foto tregon kush është vajza e preferuar e babit

Sarah Berisha është kthyer në një nga vajzat më me influencë në rrjetet sociale, e kjo falë aftësisë së saj për të sjellë gjithnjë trende me stil.

Pas “Big Brother Vip Albania”, ajo u bë akoma më e pëlqyer, sidomos për lidhjen me Dj Pm.

Mirëpo, të gjithë e dinë lidhjen e fortë që Sarah ka me motrën e saj, Ditean, ku dhe kanë një tatuazh të njëjtë dedikuar njëra-tjetrës dhe shpesh herë postojnë foto dhe video nga përditshmëria e tyre.

Ditën e sotme Ditea me anë të ‘screenshot-i’ të postuar nga biseda me babain e saj ka treguar se kush është vajza e tij e preferuar dhe ajo është Sara.

Kjo pasi në foton e tij të profilit mban një foto të Sarës, kur ishte e vogël dhe Ditea në postim ka shkruar:

Sikur çdo gjë mos të mjaftonte, babi më kujton çdo moment kush është vajza e tij e preferuar”

Share With:
Translate »
239 Views