Kosovë/ Dyshonin në virgjërinë e saj, nuses tentojnë t’i fusin duart në prizë!

Një rast tronditës ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku një vajzë 23-vjeçare është dhunuar barbarisht një ditë pas dasmës, nga bashkëshorti, vjehrra, kunatat dhe kunati i saj.

Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, bashkëshorti dhe familja e tij e kanë akuzuar se nuk është e virgjër dhe vjehrra e saj e ka tërhequr për flokësh dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Dhunë mbi të ushtroi edhe kunati, i cili dyshohet se ka tentuar që t’ia fus gishtat në prizë elektrike.

Të dyshuarit janë shoqëruar në polici, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin e që sipas tyre, ka qenë bashkëshorti i viktimës ai i cili i ka njoftuar se nusja e tij nuk është e virgjër dhe kjo nuk përputhet me traditat e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, të dyshuarit do të hetohen në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Share With:
Translate »
217 Views