“Ai e ka një vëlla!” Si i përgjigjet Fifi pyetjes nëse do të bëjë më fëmijë
E ftuar në “Më lër të flas”, Fifi foli ndër të tjera për dëshirën e saj dhe të partnerit për të sjellë në jetë edhe një vajzë, marrëdhënien me Adisin dhe ndryshimet që ka sjellë Theo Mal në jetën dhe karakterin e saj.
Fifi u shpreh se tani kanë si dëshirë që ta bëjnë me një motër Theo Malin, pasi një vëlla e ka, referuar Troit, djalit të Adisit me Adrola Dushin
Këngëtarja iu përgjigj pyetjes nëse do të bënte një fëmijë të dytë, duke thënë: “Po pres edhe pak, sa të më rritet Theo, pastaj të shohim. Theo e ka një vëlla, do Zoti ia bëj një motër dhe pastaj jam në rregull”, tha ajo.
Ajo foli edhe për ndikimin e djalit të saj, Theo Mal në jetën e këngëtares. “Më ka qetësuar shumë. Më ka bërë të reflektoj shumë, të mendoj se jo gjithkush e meriton vëmendjen dhe ato minutat më të rëndësishme të jetës sime. Ardhja e Theos më ka bërë të urtësohem, t’i shoh gjërat pak më qetë, ta shoh jetën më të bukur, më pozitive. Jam më e rafinuar dhe më e qetë. Këtë e ka bërë Theo Mali”, u shpreh Fifi.