E çuan te mjeku se kishte temperaturë, nëna zbulon se djali i saj ka kancer në mëlçi

Si një mekanizëm i sofistikuar edhe trupi i njeriut gëzon aftësinë për të paralajmëruar kur diçka nuk shkon në organizëm, por ne shpesh i injorojmë “sinjalet” që marrim duke i klasifikuar si kalimtare.

Mund të jetë një shqetësim që duket i zakonshëm, që mund të na “hapë sytë” për të parandaluar fatkeqësi të mëdha dhe humbje të parikuperueshme si jeta.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur në SHBA, ku një fëmijë i quajtur Lachie Hyland u diagnostikua me Hepatoblastoma, një kancer që formohet në indet e mëlçisë i cili kishte përparuar në fazën e katërt.

Nëna e fëmijës 7-vjeçar, Vanessa Hyland, kishte dërguar të birin për një vizitë tek mjeku pasi kishte qenë me temperaturë.

Pavarësisht bindjes së mamasë se fëmija ishte me temperaturë për shkak të virozëve të stinës, mjeku kishte insistuar për një vizitë të imtësishme, pasi kishte parë se barku i fëmijës ishte fryrë në mënyrë të pashpjegueshme.

“As nuk e kisha kuptuar se asgjë nuk ishte në rregull. Ai është një fëmijë. Ata kanë bark tenxhere. Ne kishim shkuar në kamping fundjavën më parë dhe ai po vraponte përreth i lumtur. Nëse shikoj nga afër, mund të shoh ënjtjen, por mezi vërehet”,- është shprehur Vanessa.

Pas vizitave të shumta, 9 ditë më pas, fëmija u operua dhe po frekuenton një sërë seancash kimioterapie.

Nëna e Lachie e ka përshkruar si tronditëse momentin që mjeku e njoftoi për sëmundjen e rëndë të djalit të saj.

“Lachie ka nevojë për një rindërtim të mëlçisë nëse ata janë në gjendje të zvogëlojnë tumorin”,- ka thënë ajo.

Share With:
Translate »
85 Views