Flet halla e 3-vjeçares: Vajza ndodhet në spital, nuk do mjaftohemi vetëm me arrestimin e edukatores
Pasditen e sotme në Tiranë është mbajtur protesta për rastin e dhunimit të 3-vjeçares nga edukatorja në kopshtin “Stinët”.
Halla e të miturës ka folur nga protesta ku është shprehur se familja e saj nuk do të mjaftohet vetëm me arrestimin e edukatores por do të kërkojnë edhe arrestimin e personave të komisariatit nr.3 që janë të përfshirë në ngjarje.
Ajo gjithashtu tha se vajza dhe prindërit janë në gjendje traume.
“Unë dhe familja ime nuk do mjaftohemi vetëm me arrestimin e saj, dua të shohim pas hekurave të gjithë përfshirët nga komisariati nr. 3. Vajza ndodhet në spital, po e merr veten. Vetëm shpresojmë që këmba e mbesës të shkojë në vendin e duhur. Për momentin është në traumë dhe gjithashtu edhe prindërit. Kemi bërë thirrje nëse dikush mund t’i ndihmojë vullnetarisht të kalojnë traumën”, tha ajo.