Vetëm 2 vjeç, djali i Justin Bieber tregon se çfarë talenti ka marrë nga i ati

Duket se talenti muzikor është i trashëguar në familjen Bieber! Edhe pse sapo ka festuar ditëlindjen e tij të dytë, Jack Blues Bieber, djali i Justin dhe Hailey Bieber, ka nisur të tregojë se mund të ndjekë gjurmët e të atit në botën e muzikës.

Më 12 nëntor, Hailey ndau në Instagram Stories një video të papublikuar më parë, duke u dhënë ndjekësve një pamje të vogël nga jeta e tyre familjare. Në video, vogëlushi shfaqet duke luajtur me një tastierë të vogël muzikore, duke treguar interesin e tij për instrumentet që në këtë moshë.

Dardha bie nën dardhë! Vetëm 2 vjeç, djali i Justin Bieber

Dardha bie nën dardhë! Vetëm 2 vjeç, djali i Justin Bieber

I veshur me një komplet rozë dhe një kapele të thurur, Jack qëndron përpara një tavoline të ulët, ndërsa përpiqet të luajë në tastierën e përshtatur për fëmijë. Hailey e shoqëroi videon me fjalët: “Blues i dashuron tastet”, duke përdorur emrin e dytë të të birit.

Kjo nuk është hera e parë që Hailey ka ndarë momente që tregojnë se Jack po merr pasionet e të atit. Në prill, ajo publikoi pamje nga udhëtimi i tyre familjar në festivalin Coachella, ku shfaqej duke kërcyer së bashku me të birin gjatë performancës së Justin.

Dardha bie nën dardhë! Vetëm 2 vjeç, djali i Justin Bieber

Por muzika nuk është e vetmja gjë që vogëlushi duket se ka trashëguar nga babai. Edhe pamja e tij ka tërhequr vëmendjen e Hailey-t, e cila në disa postime ka treguar se Jack po i ngjan gjithnjë e më shumë Justin-it, veçanërisht falë flokëve të tij të dendur dhe biondë.

Dardha bie nën dardhë! Vetëm 2 vjeç, djali i Justin Bieber

Një tjetër pasion që ka marrë nga i ati është basketbolli. Në shkurt, gjatë një bisede në podcast-in “Therapuss” të Jake Shane, Hailey tregoi se i vogli flet vazhdimisht për këtë sport.

“Ai flet shumë për basketbollin. E thotë fjalën ‘basketboll’ gjatë gjithë kohës. Sot shkova ta zgjoja nga gjumi i drekës dhe gjëja e parë që tha ishte ‘basketboll’. Është e pabesueshme. Është shumë argëtuese”, tregoi modelja.

Justin dhe Hailey u bënë prindër të Jack Blues në vitin 2024 dhe duket se po shijojnë çdo moment të kësaj periudhe të re të jetës së tyre.

Së fundmi, Hailey ka folur edhe për mundësinë e zgjerimit të familjes, duke pranuar se dëshiron të ketë më shumë se një fëmijë. Megjithatë, ajo nuk ka ndërmend të nxitohet.

Modelja ka treguar gjithashtu se krijimi i një familjeje ka qenë gjithmonë një nga dëshirat e saj më të mëdha. “Që kur isha shumë e vogël, kam dashur gjithmonë të martohesha, të kisha fëmijë dhe familjen time”, ka rrëfyer ajo.

Share With:
Translate »
1 Views