Mariza Ikonomi, humb njeriun e shtrenjtë. Ky dedikim i saj na bëri të lotojmë të gjithëve

Këngëtarja e famshme shqiptare Mariza Ikonomi, është duke përjetuar momente të vështira pas humbjes së një nga njerëzve të saj më të dashur, xhaxhait.

Në orët e para të mëngjesit në llogarinë e Instagram- it të Marizës ishte një dedikim i gjatë dhe shumë i ndjerë, që na bëri të lotojmë të gjithëve, kushtuar engjëllit të saj mbrojtës siç e përshkruan këngëtarja.

“Ndërsa shkruaj nuk arrij dot ta besoj largimin tënd nga kjo jetë dhe lotët e mi që janë kthyer në një oqean dhimbjeje. Ti ishe engjëlli im mbrojtës , xhaxhai më i mirë në Botë, babai im i dytë që më përqafoje gjithmonë me krahët e tu të ëmbla të dashurisë, shoku im më i mirë, njeriu i shumë sakrificave ku prej teje kuptova dhe mësova se dashuria e madhe ka edhe sakrifica të mëdha ashtu siç ka qenë e gjithë jeta jote. Do më mungojnë gallatat tona, shëtitjet tona me makinë, shija jote e bukur muzikore, të kënduarat dhe të qeshurat tona pa fund. Këshillat e tua të mençura dhe me plot humor. Gatimet e tua aq të shijshme e sidomos ai sultjashi që ti na e bëje të lëpinim gishtat dhe me aq dashuri. Aq sa më ke bërë te qesh gjithë jetën time me gallatat e tua, aq shumë më ke trishtuar me ikjen tënde të parakohshme nga kjo jetë Xhaxhai im më i mirë në Botë. Nuk e di si do jetë kjo jetë pa ty. Nuk e di akoma si do jetoj pa të parë e pa të dëgjuar zërin dhe pa të shtrënguar fort në krahët e mia. Nuk di më asgjë, por e di që gjithë parajsa po shkrihet tani së qeshuri me gallatat e tua.
Më ka marrë malli shumë që tani…
Çau Bello ,mio grande amore!”, e ka mbyllur dedikimin këngëtarja e dashur e të gjithë shqiptarëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mariza Ikonomi ???? (@ikonomimariza)

Share With:
Translate »
118 Views