E konfirmuar! Briani i vogël vdiq nga ANESTEZIA!

Është zbardhur ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën pasi shkoi të marrë shërbim në klinikën private dentare “Splendent” të Roland Xhaxhos dhe Ina Xhaxhos.

Sipas ekspertëve, shkak është bërë anestezia, e cila ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë.

Në ekspertizën mjeko-ligjore thuhet:

1.Në trupin e kufomës së shtetasit Brian Spahiu nga kqyrja e jashtme u konstatua një mbetje plagë kirurgjikale në lekurën e gjoksit, ‘si edhe shenja shpimesh mjekësore me ekimoza përreth tyre në lekurën e ballit, gjoksit, barkut dhe gjymtyreve me karakteristikat e pershkuara. Nga kqyrja e brendshme dhe egzaminimi histopatologjik u konstatua dëmet e trurit, staze dhe ekstravazat eritrocitar, ishemi akute miokardi, edeme intersticiale dhe ekstravazat eritrocitar me miokard die perikard. Atelektaze e shprehur pulmonare, ekstravazat eritrocitar intersticial me elemnte mononukleare, me zona pneumoragjie intersticiale, edeme e mushkërive. Nekroze centrolobulare hepatike. Me ekstravazate eritrocitare, elemente dhe infiltrate mononukleare te shprehur ne hapsiren porto-biliare, edeme intersticiumi. Infiltrim hemoragjik i cipave seroze. Prania e gjakut te lengshem dhe koagulave në zgavrën e barkut.

2-Shenjat e shpimeve mjekësore me ekimoza përreth tyre, të verejtura në trupin e shtetasit Brian Spahiu janë pasojë e manipulimeve mjeksore. Mbetja e vjetr e plagës së vërejtur në lëkurën e gjoksit është pasojë e nderhyrjea kirurgjikale.

3-Shkaku i vdekjes se shtetasit Brian Spahiu ka qene dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiences multiorganore të parikthyeshme

Share With:
Translate »
116 Views