Tragjedia e Potamit/ Shtyhet gjyqi për Jonada Avdian, gjyshi: Diçka po luhet!

Më shumë se një vit nga vdekja e 7-vjeçares, Jonada Avdia gjykata ende nuk është shprehur mbi ngjarjen e rëndë. E mitura u përplas për vdekje me skaf nga ish-efektivi i policisë Arjan Tase ndërsa familja kërkon drejtësi mbi ngjarjen.

Pas shtyrjes së gjyqit sot, gjyshi i viktimës tha se shpreson që drejtësia të javë vendim të drejtë. Ndër të tjera shtoi: dyshojmë se diçka po luhet nga segmente të pushtetit.

“Kemi pasur shpresë te drejtësia. Dyshojmë se diçka po luhet nga segmente të pushtetit. Që nga 10 korriku ndërrohen prokurorët, kemi dyshim se drejtësia mban erë.

Duam drejtësi nga gjykatat shqiptare, që kjo ngjarje të mos përsëritet. Çështja po rrëshqet në honet e llumit të drejtësisë”, tha gjyshi.

Shtyhet gjyqi për 7-vjeçaren, gjyshi: Presim drejtësi,

Share With:
Translate »
85 Views