Vetë udhëtojnë në klasin e parë ndërsa fëmijët i lenë në atë ekonomik, gruaja e Robbie Williams tregon rregullat strikte të prindërimit

Ayda Fields ka treguar se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë rregulla shumë strikte për fëmijët e tyre kur udhëtojnë së bashku.

Aktorja 44-vjeçe dhe këngëtari 49-vjeç, ulen në “first class” kur udhëtojnë me avion ndërsa fëmijët tyre ulen në vendet me çmim me te lire.

Ayda dhe Robbie janë prindër të katër fëmijëve, Teddy 11-vjeç, Charlie 9-vjeç, Coco 5-vjeç dhe Beau 3-vjeç.

Ayda ka shpjeguar se ajo dhe Robbie ulen të ndarë nga fëmijët e tyre në mënyrë që t’i inkurajojnë ata se të ulesh në “first class” është një privilegj, të cilin ata nuk e kanë. Ata nuk mund të ulën aty derisa të jenë në gjendje që të fitojnë paratë e tyre.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Ayda ka thënë: “Fëmijët e mi kanë fluturime ekonomike kudo që shkojnë ndërsa ne “first class”. E di është e tmerrshme. Njerëzit do mendojnë se jam debile”.

Vetë udhëtojnë në klasin e parë ndërsa

“Nuk bën sens të rrisësh minj. Fëmijët e mi duhet ta dijnë mirë se fluturimet ekonomike do të jenë për ta derisa do mund të jenë në gjendje të paguajnë vet dhe në këtë mënyrë do mund të ulën në pjesë të ndryshme të avionit”.

Robbie Williams ka folur hapur për dokumentarin e ri të Netflix që përshkruan betejën e tij me varësinë dhe sëmundjet mendore.

Ylli 49-vjeçar i popit tha se seriali me katër pjesë, i cili mban të njëjtin titull si emri i tij, që tregon karrierën e tij 25-vjeçare, ishte për të ‘një traumë absolute’ teksa është ulur dhe e ka parë.

“Ishte shumë i sikletshëm të jem i sinqertë me ty”, tha ai të martën gjatë një paraqitjeje në “The Project” të “Channel 10”, përpara turneut të tij në Australi.

Vetë udhëtojnë në klasin e parë ndërsa

Unë mendoj se njerëzve nuk u pëlqen të shohin veten të tyre apo të dëgjojnë zërin e tyre”, vazhdoi ai.

Dhe nëse e shumëfishoni këtë, duke parë veten tënde se si po e përjetoni një sëmundje mendore, agorafobi, depresion dhe ankth apo një krizë nervore, nuk është një gjë e mirë për t’u parë.

Pavarësisht kësaj, Williams ka thënë se ndihet mirënjohës për dashurinë që ka marrë nga publiku dhe kryesisht nga fansat e tij pasi kanë parë dokumentarin.

“Nuk e dija derisa ndodhi se sa shumë kisha nevojë që të tjerët të më shihnin dhe të më dëgjonin. Momentalisht ndihem sikur e gjithë bota po më përqafon“, shton artisti.

Vetë udhëtojnë në klasin e parë ndërsa

Vetë udhëtojnë në klasin e parë ndërsa

Share With:
Translate »
78 Views