Përfliten për probleme, mesazhi i Arbana Osmanit për Luiz Ejlli dhe Kiara Tito pasi zbuluan se do bëhen prindër

Përmes një kënge të titulluar “Frymë”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se do bëhen prindër për herë të parë. Çifti shumë i dashur i publikut shqiptar janë në pritje të një vajze.

Videoklipi hapet me momentin kur Kiara i tregon Luizit lajmin e ëmbël dhe po ashtu përmban momentet e çiftit, pamje nga vizitat e Kiarës, ekoja e bebushit dhe festa e zbulimit të gjinisë.O

Në rrjet komentet kanë qenë të pafundme. Mirëpo, ranë në dy ato të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt. “Zoti jau ruajtë”- shkruan regjisori, kurse Arbana: “Urime e vetëm bekime”, duke u bërë tag të dyve.

Kujtojmë se prej javësh flitet për një ftohje të raportit mes Arbanës dhe Luizit. Ky i fundit gjatë premierës së filmit në Shkodër, u pyetu në lidhje me krisjen e tyre, duke thënë:

‘Unë jam këtu, ajo atje…Ka krisje… Në maj do zbuloj më shumë se s’më lejohet.’

Share With:
Translate »
55 Views