Kiara flet për shtatzëninë: “Jemi të mbushur me emocione”
Pak më parë, Luiz Ejlli konfirmoi përmes këngës “Frymë” se ai dhe Kiara janë në pritje të një vajze, ndërsa ka reaguar edhe moderatorja, duke publikuar në video në Instagram.
“Ne, (që) kur e mësuam lajmin (i cili) na la pa frymë, mezi kemi pritur ta ndajmë edhe me ju. Jemi të mbushur me emocione, pasi shumë shpejt do të vijë në jetë fruti i dashurisë sonë, që mezi presim t’i shohim sytë dhe t’i prekim duart. Kjo është për të gjithë ju që prej fillimit keni përjetuar me ne çdo emocion të historisë sonë të bukur të dashurisë. Do të bëhemi 3”, shkroi Kiara në videon e publikuar në llogarinë e saj.
Prej kohësh qarkullonte thashethemi se Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër dhe më në fund, këngëtari konfirmoi zërat në këngën e re, “Frymë”. Në videoklipin e këngës shfaqen momente kur Kiara ndan me Luizin lajmin e bukur të shtatzënisë, prek barkun e rrumbullakosur, si dhe tregohet ekoja e bebushes.
View this post on Instagram