‘Ajo plagë nuk shërohet kurrë!’ Nga dasma te pengu i saj, flet Dojna Mema

Dojna Mema ishte e ftuara në programin e tij “E diela jonë”, ku ka folur rreth shumë temave si nga ana profesionale, ashtu edhe nga ajo personale.

E pyetur në lidhje me ambientimin drejt një televizioni që s’ka më logon e Top Channel, ajo tregoi se nuk e ka vuajtur peshën e logos aq më tepër që punon krah figurave si Krasta e Meço. Por a ka marrë mesazhe urimi për punën e re nga drejtuesit e TCH me të cilët ka punuar prej vitesh?

“Nuk prisja të më çonin mesazh kur fillova ‘Piranjat’. A do më bëhej qejfi? Sigurisht që po. Nuk e pres por e mirëpres. Unë do ta bëja për një koleg timin në Top channel” – tha Dojna.

Jeta familjare e Dojnës, sidomos pasi u bë nënë, ka qenë në vëmendje të publikut. Lidhja e fortë me djalin, martesa me Vlashentin por edhe pishmani më i madh i jetës, ishin disa nga momentet emocionuese me Ermalin.

“Një nga pishimanet që kam është nuk arrita ta bëj gjysh, babin. Ajo plagë nuk shërohet kurrë thjesht mësohesh. Kur ti humbet një prind humb dhe botën që ai prind të ka dhënë. Më vjen keq që djali im nuk do njohë asnjë nga gjyshërit. Nëse do vinte dhe njëherë në jetë do doja të shihte djalin, jo mua.

E pyetur rreth dasmës ajo tha: “Siç ta ka premtuar ty Ermal në emision, Vlashenti. Do e kisha bërë një dasmë në Zafest. Jam shumë tradicionale në martesë”.

 

Share With:
Translate »
96 Views