Video e fundit e Liridonës me fëmijët në restorant, para se Naim Murseli ta vriste

Janë publikuar pamjet e fundit të kamerave të sigurisë, ku Liridona Ademaj shihet për herë të fundit e gjallë.

Pamjet janë nga kamerat e restorantit ku Naim Murseli dhe Liridona darkuan së bashku me dy fëmijët e tyre 4 dhe 6-vjeç, pak çaste përpara se ajo të vritej në një ngjarje që siç do të zbulohej më vonë, do të trondiste mbarë opinionin në Kosovë, Shqipëri e më gjerë.

Dyshohet se në ambientet e këtij restoranti ka qenë edhe autori i vrasjes Granit Plava.

Nëse do të rezultojë e vërtetë edhe sipas autoriteteve, ajo çka dihet deri tani, Naim Murseli e ftoi gruan e tij, nënën e dy fëmijëve në darkën e fundit, duke e ditur se pak çaste në pas, ajo do të qëllohej për vdekje nga një person i paguar prej tij, në një ngjarje të tentuar për ta fshehur si grabitje.

“Jam menaxheri… në rastin e vajzës ka ardhur policia. Ishin klientë, ishin shumë të lumtur, të qetë… ishin si fëmijë. Policia mori videon… Ne nuk mundet t’ju japim gjë”, theksoi menaxheri.

Arsyet pse Naim Murseli dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij, mbeten ende të paqarta.

Share With:
Translate »
67 Views