Peshkaqeni i merr jetën turistit, ngjarja filmohet aksidentalisht nga një baba (VIDEO)

Një turist kanadez është masakruar për vdekje nga një peshkaqen në plazhin Ixtapa Zihuatanejo në Meksikë. 76-vjeçar Joseph ‘Jeff’ Bynens, nga Kanadaja, po notonte jo shumë larg bregut kur u sulmua nga peshkaqeni.

Ndërkohë, momenti i tmerrshëm i sulmit të peshkaqenit është kapur aksidentalisht nga një burrë, i cili po filmonte bashkëshorten e tij dhe vajzën e vogël në breg të detit.

Mediat vendase raportuan se 76-vjeçari u nxor nga deti i gjallë, por ndërroi jetë si pasojë e humbjes së madhe të gjatë nga kafshimi i peshkaqenit në këmbë.

Po ashtu, edhe partnerja e 76-vjeçarit u sulmua nga peshkaqeni, por fatmirësisht arriti të mbijetonte.

Share With:
Translate »
67 Views