I biri u ekzekutua me snajper, Sokol Sinomataj del nga burgu dhe shkon në varrim

Sokol Sinomataj ka dalë nga burgu këtë të martë për disa orë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të birit Gëzim Sinomataj, i cili u vra të dielën në mbrëmje në qytetin e Vlorës. Siç duket edhe nga këto pamje, ai shoqërohet nga forca të shumta policie.

Sokol Sinomataj ka qenë anëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait. E pikërisht aktiviteti kriminal i të atit është një prej pistave e atentatit ndaj djalit të tij, Gëzimit.

Në foto Gëzim Sinomataj

22-vjeçari kishte dalë në ballkonin e shtëpisë së tij në katin e tretë të një pallati në “Hajro Çakërri” kur u qëllua me një plumb në kokë. Sinomataj dyshohet se u qëllua me snajper nga një ndërtesë përballë.

Pak kohë pas ngjarjes, policia gjeti në flakë makinën e autorëve të dyshuar, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Gjatë ditës së hënë, policia shoqëroi të paktën 10 persona, kryesisht të afërm të 22-vjeçarit të cilët dhanë dëshminë e tyre në lidhje me ngjarjen.

Share With:
Translate »
100 Views