“Nuk e përballoja dot adoleshencën e saj”, Jessica Abla tregon raportin e vështirë me të bijën

Jessica Abla ka dhënë një intervistë së fundmi për “Real Simple” ku ka folur për jetën e saj personale, familjen dhe marrëdhënien e vështirë me vajzën e saj 15-vjeçare, Honor. Aktorja e njohur ka tre fëmijë, por gjërat nuk po shkonin shumë mirë me Honor. Siç ajo ka treguar, me të bijën kanë pasur zënka shumë intensive, për pasojë u detyrua qw t’i drejtohejpsikologut për të përmirësuar marrëdhënien e tyre dhe për të parë se çfarë i shkakton përçarjet mes tyre.

“Duhej të punonim dhe të merreshim me marrëdhënien tonë. Ishte sikur të kishte një gardh mes nesh”, tha Alba.

“Unë nuk mund t’i përballoja vitet e saj të adoleshencës dhe nuk mund të vazhdoja të jetoja me grindje të vazhdueshme mes nesh,” shtoi ajo për vendimin e saj për të filluar seancat me vajzën e saj.

“Është një proces që kërkon kohë dhe asnjëri prej nesh nuk është perfekt”, vijoi aktorja në rrëfimin e saj. Gradualisht, vajza 15-vjeçare e Albës filloi ta trajtonte atë më shumë si prind dhe nënë sesa si një person që përpiqej ta kontrollonte.

Share With:
Translate »
118 Views