Big Brother VIP surprizon Ervin Gonxhin! Lot dhe përqafime në dhomën e surprizave

Big Brother VIP ka surprizuar instrumentistin Ervin Gonxhe, duke i mundësuar takimin me të birin të cilin kishte kohë që shprehej se i mungonte dhe donte ta takonte.

Gjithçka nisi si bisedë e thjeshtë, e pasuar nga një klip dhe foto të Eranit me Ervinin dhe më pas pas rrëfimit mes lotëve të raporteve të tij me të birin, dhe një telefonate të papritur, vjolinisti është takuar fizikisht me të.

Përqafimet dhe fjalët e ngrohta mes tyre kanë emocionuar edhe banorët, të cilët kanë shpërthyer në lot.

Ledioni: Kur dëgjon emrin e tij çfarë mendon?

Ervini: Mos më bëj të prekem më Ledion sepse e kam përjetuar shumë këto ditë.

Ledioni: Sa babi i mirë që je ore Vini?

Ervini: Ahhh, Ledion cfarë më ke bërë, cfarë më ke bërë… Shpirti im e di si po rri, të betohem për Zotin.

Ledioni: Por ti për Eranin po rri aty apo jo?

Ervini: Po, Eranin erdha dhe shpirti im e di si po rri këtu. Erani nuk donte që unë të isha këtu. Unë kisha ditë që e ngacmoja, e provokoja dhe më thoshte ‘jo o ba, nuk dua që t’i të ikësh aty. Si do rri unë pa ty, si do të fle unë pa ty’.

Ledioni: Unë do të doja shumë që këtë surprizë ta përjetoje si diçka të bukur. Uroj që fotografitë aty dhe klipi të shërbejnë për të kuptuar që… Shiko ti ma hodhe poshtë mua duke më thënë se ai të ndjek deri natën vonë, por unë mendoj se si çdo çun i mirë ai fle në orar. Gjithsesi sot kemi bërë një përjashtim dhe i kemi kërkuar një telefonatë…

Ervini: Bushi?

Erani: Babi?

Ervini: O jeta e babit. O shpirti im, a je mirë?

Erani: Edhe unë të dua shumë shuëm shumë.

Ervini: Si po shkon me shkollën?

Erani: Mirë.

Ervini: Je sjell mirë, mamin e ke mërzitur?

Erani: Jo.

Ervini: Bushi ti ka lënë babi dy porosi. Je burri i shtëpisë tani. Sillu mirë dhe kujdesu për mamin. Më mungon shumë jeta ime, shumë.

Erani: Edhe mua babi.

Share With:
Translate »
89 Views