Kosovë/ Stimuloi lindjen e parakohshme, nëna ikën nga spitali duke braktisur foshnjën e vdekur

Mes javës së 20-të dhe 22-të të shtatzënisë, një grua mendohet të ketë stimuluar lindjen, duke e drejtuar kështu drejt abortit.

Në mëngjesin e 19 janarit, në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, ndodhi një situatë e pazakonshme.

Në klinikën ku mamitë e specialistët mjekësorë trajtojnë gratë shtatzëna dhe mezi presin të mbajnë të porsalindurit në dorë, të premten e tretë të janarit të ftohtë u përballën me krejt diçka tjetër.

Duket se nëna kishte vendosur që të mos e mbante fëmijën. Kjo në mes të javës 20 dhe 22.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima foshnje, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, në rrethana ende të panjohura, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë ishte dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në Policinë e Kosovës, rasti u regjistrua si “Hetim i vdekjes”.

Por, çka ndodhi me nënën?

Krejt çka dihet deri më tash është se gruaja, pasi mori trajtimin e nevojshëm brenda klinikës së QKUK-së, u largua, për të mos u kthyer më.

Share With:
Translate »
131 Views