Ben Affleck takon ish-in për fëmijët dhe në fakt duket kaq i lumtur…

Po, Ben Affleck qesh…

Akotir u shfaq me buzëqeshjen vesh më vesh krah ish-gruas Jennifer Garner teksa kishin shkuar për të marrë djalin e tyre nga shkolla.

Ylli që bëhet përher kryefjalë në rrjet sepse shfaqet i mërzitur shihet në fotot e reja duke buzëqeshur tek fliste me Jennifer Garner krah të birit Samuelit.

I veshur me një triko, xhaketë të kuqe dhe xhinse, Affleck dukej i qetë dhe i relaksuar. Ndërkohë, edhe Garner dukej tejet komode.

Ish-çifti biseduan miqësisht për disa minuta para se të ndaheshin dhe të vazhdonin rrugët e tyre të ndara.

Garner, 51 vjeç, dhe Affleck finalizuan divorcin e tyre në tetor 2018 – tre vjet pasi njoftuan ndarjen e tyre. Ata kanë tre fëmijë – Violet, 17, Seraphina, 14 dhe Samuel, 11 vjeç- dhe kanë vërtetuar se janë duke bashkë-prindëruar në mënyrë miqësore.

Ndërsa fituesi i Oskarit kryente detyrat e tij familjare, gruaja e tij, Jennifer Lopez, ka vjedhur vëmendjen në Javën e Modës në Paris.

Share With:
Translate »
80 Views