Mjekja Bylykbashi ngre alarmin: Pilula e emergjencës shkakton cunami në trupin tuaj

Episodi i 3 i “The Doctors” në Albanian YouTubers ka në fokus javën europiane për parandalimin e kancerit në qafën e mitrës dhe për të folur më tej, e ftuar në studio ishte mjekja obsteter- gjinekologe, Edlira Bylykbashi e cila shpjegoi informacionet e nevojshme për temën dhe për shëndetin riprodhues.

Në një moment, mjeket u ndalën në një fenomen i cili është përhapur me shpejtësi, siç është pilula e emergjencës.
Pilula e emergjencës është një medikament për përdorim oral, është projektuar për të parandaluar një shtatzëni të padëshiruar në rastin e marrëdhënieve të pambrojtura, të bllokojë ovulimin ose të parandalojë implantimin e vezës ndoshta të fekonduar, në qoftë se marrëdhëniet seksuale kanë ndodhur gjatë orëve ose ditëve të para të ovulacionit, domethënë në periudhën e probabilitetit maksimal të fekondimit.

Mjekja kërkoi të ndalohet menjëherë, sepse kjo sjell pasoja të parikuperueshme në shëndet.
“Tu them këtë gjë pacienteve: Pilula e emergjencës që juve merrni, ka brenda aq hormon sa kanë 21 tableta, të një pakete 21 ditore dhe në qoftë se ti do të bësh jo tërmet, po cunamin në organizmin tënd dhe një disbalancë të madhe hormonale, atëherë merri piji.”

Share With:
Translate »
221 Views