Gjyshja e Ledrit, 88 vjeç na tregon se dashura dhe kujdesi për veten nuk njeh moshë
Një video funny na ka ardhur sot nga gazetarja e njohur kosovare Xheraldina Vula, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale.
Në një postim në Instagram mamaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, ka ndarë me të gjithë ndjekësit nje video të nënës së saj e cila edhe pse në moshë, përpiqet maksimalisht që kujdesi ndaj vetes dhe imazhi të jetë sa më i kuruar. Nëna e Xheraldinës shihet në video teksa bën manekyr në mënyrë që dora e saj të duket sa më e rregullt.
Xheraldina Vula njihet tashmë për pozitivitetin që transmeton dhe këtë na e ka sjellë jo vetëm përmes djalit të saj, por edhe përmes ish-nuses, Sara Hoxhës të cilat kishin një marrëdhënie perfekte me njëra-tjetrën. Ajo është bërë edhe gjyshe me vogëlushen Poem Blu Vula.
View this post on Instagram