Drew Barrymore tregon se si e bija e fiton direkt debatin për veshjen e bluzave të shkurtra
Vajza e Drew Barrymore, sa herë që e ëma e kritikon për veshjen e crop top (bluzave të shkurtra), e fiton menjëherë debatin duke i treguar asaj foton e kopertinës së revistës “Playboy”, në vitin 1995.
Drew tregoi në episodin e radhës të “The Drew Barrymore Show” skenarin e një diskutimi për një bluzë të shkurtër. “Vajza ime do të veshë një crop top. Unë i them “jo” dhe ajo ma kthen: “Ti ke veshur një të tillë në kopertinën e “Playboy”, i tha ajo të ftuarës, Christina Aguilera-s.
Barrymore, 49 vjeç, nuk tregoi se cila nga vajzat bën një kërkesë dhe ka një përgjigje të tillë. Ajo është nëna e Olive, 11 vjeç dhe Frankie, 9 vjeç dhe për rritjen e tyre bashkëprindëron me ish-bashkëshortin, Will Kopelman.
Ndërkohë, Aguilera iu përgjigj: “Më pëlqen që ta ka thënë (diçka të tillë)”, duke shtuar se edhe e bija e saj bën një kërkesë të tillë.
Sa i përket fotos së Drew në kopertinën e “Playboy”, ajo ka folur vitin e kaluar në një prej episodeve të shfaqjes së saj, ku u shpreh: “Kur po pozoja për “Playboy” po rifitoja fuqinë time. Po argëtohesha shumë në ato momente. Nuk jam penduar për asgjë dhe e kam adhuruar (përvojën)”.