Në fshehtësi, Kallashi qenka bërë nënë për herë të parë
Donjeta Kosumi e njohur si Kallashi, famën e saj e mori para disa vitesh kur përfunduan në publik fotot dhe videot e saj joshëse nga klubet e vallëzimit, shkruan Gazeta Neutral.
Për një kohë të gjatë ajo është “fshehur” mediave dhe eskpozimit të tepërt në rrjetet sociale, element ky i cili ka bërë gjithë audiencën e saj kurioz se çfarë po ndodh me të.
Burime të Gazetës Neutral bëjnë të ditur se “padukshmëria” e Kallashit ka ndodhur për një arsye, e ajo është lindja e djalit të saj.
Tash e 3 muaj Kallashi është nënë e një djali, ku lindjen e saj e ka kryer në spitalin Acibadem Sistina në Shkup.
Për të ruajtur privatësinë e momentit, Kallashi nuk ka ndarë ende detaje apo fotografi të djalit të saj me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke e bërë këtë moment ende më të veçantë.