VIDEO/ Flet Kate Middleton: Jam me kancer, kam filluar kemioterapinë

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, përmes një mesazhi me video ka zbuluar të vërtetën rreth teorive konspirative që qarkullojnë, duke thënë se është diagnostikuar me kancer dhe se po bën seanca kemioterapie.

Njëjtë si me mbretin Charles, lloji i kancerit nuk është bërë publik, por ajo ka nisur kimioterapinë në shkurt.

“Sigurisht, kjo ishte shokuese dhe William dhe unë po bëjmë gjithçka që të procesojmë dhe menaxhojmë këtë çështje private për hir të fëmijëve”, tha Kate, 42 vjeç. “Siç mund ta imagjinoni, kjo ka marrë kohë. Më ka marrë kohë për t’ur rikuperuar nga operacioni im, në mënyrë që të nis me trajtimin”, shtoi ajo.

Kanceri u zbulua nga testet e kryera pas operacionit të saj në zonën abdominale.

Kate u prononcua publikisht më 22 mars. “Operacioni shkoi me sukses. Gjithsesi, testet për operacionin zbuluar se kanceri ka qenë prezent. Ekipi im mjekësor më këshilloi që të bëja disa kimioterapi preventative dhe tani jam në fazat e hershme të trajtimit”, tha ajo.

Share With:
Translate »
67 Views