Laura Pausini e kujton kështu 1- vjetorin e martesës

Një nga çiftet më simpatik të shoëbizit, Laura Pausini dhe Paolo Carta kanë festuar përvjetorin e parë të martesës së tyre.

Përmes një postimi në Instagram Laura shkruan: “22 Mars. Një vit më parë sot, unë dhe Paolo u martuam. 1 vit si të martuar + 18 vite jete bashkë si cift. Një ditë që nuk do mund ta harroj kurrë”.

Ata janë bashkë prej 18 vitesh dhe kanë një vajzë 10-vjeçare të quajtur Paola, po ashtu edhe tre fëmijë të tjerë që kitaristi i ka nga martesa e mëparshme.
Kujtojmë se ceremonia martesore e çiftit ishte intime dhe përfshinte një performancë nga vetë këngëtarja. Ajo kishte veshur një fustan të bardhë, të shoqëruar me një xhaketë dhe një vello.

Pausini dhe Carta filluan të takoheshin në vitin 2005 dhe në vitin 2013 sollën në jetë vajzën e tyre. Sipas revistës italiane Il Corriere Della Sera, dasma e Pausini dhe Carta u organizua më 14 mars të vitit 2023.

Share With:
Translate »
64 Views