Halle Bailey flet hapur për depresionin pas lindjes së djalit

Halle Bailey ka luftuar me depresionin pas lindjes, kur solli në jetë të birin. Aktorja e krahasoi eksperiencën me “të notuarin në një oqean me dallgët më të mëdha që ka provuar ndonjëherë”.

“Ti përpiqesh të mos zhytesh dhe mundohesh të marrësh pak ajër. Ka disa momente që merr frymë, shikon sa bukur është çdo gjë. Më pas, vijnë momente të tjera kur ndjen se po mbytesh sërish”, u shpreh më tej Bailey në videon e publikuar në Snapchat.

Halle Bailey flet hapur për depresionin pas lindjes së djalit

Aktorja sqaroi në vazhdimësi se problemet e saj me shëndetin mendor nuk kanë të bëjnë aspak me të birin 3 muajsh, Halo. Këngëtarja dhe aktorja pranoi se është e vështirë që të ndahet nga i biri më shumë se 30 minuta, përndryshe ka përfunduar shpesh në gjendje paniku.

Në vazhdim, Bailey falenderoi të dashurin e saj DDG sepse ka qenë partneri më i gjendur kur depresioni i saj u bë shumë i rëndë.

Halle Bailey flet hapur për depresionin pas lindjes së djalit

Ylli i “Sirena e Vogël”, e ndau këtë histori pas komenteve negative për familjen e saj në rrjete sociale.

“Edhe pse shumë nga ju mund të jenë duke marrë frymëzim nga një person i njohur që duket sikur i ka të gjitha në rregull, askush nuk e di çfarë mund të jetë duke kaluar ky person, sidomos pasi është bërë me fëmijë”, rrefeu Halle.

Ajo e mbajti shtatzëninë e saj sekrete derisa solli në jetë të birin edhe pse thashethemet për barkun e rrumbullakosur nuk ndalonin.

Share With:
Translate »
56 Views