Ndahet nga jeta mamaja e legjendës Pele, nuk e mësoi kurrë për vdekjen e djalit

Mamaja e legjendës së futbollit botëror Pele, Celeste Arantes, është ndarë nga jeta në moshën 101-vjeçare.

Ajo i shpenzoi pesë vitet e fundit në gjendje vegjetative, duke mos e mësuar kurrë për vdekjen e djalit të saj në 29 dhjetor të vitit 2022, teksa Federata Braziliane e Futbollit shkroi në komunikatën e saj se Arantes ishte shtruar në spital prej 8 ditësh, ndërsa arsyeja e vdekjes mendohet të jetë nga shkaqe natyrale.

“Ndjenjat e sotme janë të përziera. Ne vajtojmë thellësisht largimin e ‘Celestinha’, siç e quajti me dashuri djali i saj. Në të njëjtën kohë, ne jemi përjetësisht mirënjohës për ekzistencën e saj. Dona Celeste është Nëna Mbretëreshë dhe do të mbahet mend përgjithmonë me dashuri në zemrat dhe kujtimet tona”, shkruan në postimin e tij Fondacioni Pele.

Share With:
Translate »
106 Views