Luiz Ejlli feston ditëlindjen për herë të parë si baba, ndan fotot e veçanta dhe ka një mesazh për ndjekësit
Fituesi i Big Brother “Vip Albania 2”, Luiz Ejlli ka festuar sot ditëlindjen e tij të 39-të. Tashmë baba i një vajze të quajtur Luna Mari dhe krah bashkëshortes së tij moderatores Kiara Tito e nënës së tij Anxhelina, këngëtari shkodran po shijon ditën më të bukur të jetës së tij.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagam” Luizi ka falënderuar të gjithë personat që e kanë uruar.“Ditëlindja më e bukur. Faleminderit edhe juve të cilët me urimet tuaja, ishit su qershia mbi tortë në këtë 39 vjetor”, shkruan këngëtari.