Hyn për të vjedhur, por bën një veprim akoma më të rëndë me të miturën që po flinte

Hyn në një shtëpi për të vjedhur, por gjen një vajzë 6 vjeçe duke fjetur në krevatin e saj dhe e përdhunon.

Edgar Mendoza, një 32-vjeçar nga Guatemala, hyri në një shtëpi në New Jersey, SHBA, ende pa zbardhur mëngjesi i 20 shtatorit, me synimin për të vjedhur.

Por teksa ecte në apartament gjeti një vajzë të mitur në krevat dhe abuzoi seksualisht me të.

Alarmi për ngjarjen u dha nga babai i së miturës, i cili kuptoi se diçka nuk shkonte, për shkak se dëgjoi zhurma të dyshimta.

Ai e gjeti Mendozën në krevatin e së bijës, por nuk arriti që të kapë, për shkak se i riu arriti të largohej nga dritarja.

Vogëlushja u dërgua me urgjencë në spital, me dëmtime të shumta fizike dhe në gjendje shoku. Ndërkohë policia arrestoi pak pas ngjarjes të dyshuarin.

Share With:
Translate »
768 Views