E frikshme/ Ç’po ndodh me fëmijët në Kosovë? “Sfidat” e TikTok-ut po i shtynë të vetëlëndohen

E frikshme/ Ç’po ndodh me fëmijët në Kosovë? “Sfidat” e TikTok-ut po i shtynë të vetëlëndohen

Një fenomen shqetësues i vetëlëndimit, që buron nga sfidat në “TikTok”, ka prekur fëmijët edhe në Kosovë, në komunën e Kamenicës, pas rasteve të ngjashme të raportuara në Gjakovë.

Të premten, një shkollë e ciklit të ulët në Kamenicë raportoi rastet e para të vetëlëndimeve nga disa nxënës.

Ismet Hashani, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, konfirmoi se disa nxënës të klasave të gjashta dhe të nënta në fshatin Koretin kishin tentuar të lëndonin veten për shkak të sfidave që kishin parë në rrjetet sociale.

“Më 11 tetor 2024, rreth orës 14:00, Policia e Kosovës u njoftua nga drejtoria e një shkolle të mesme të ulët në Koretin se disa nxënës kishin provuar të vetëlëndoheshin. Njësia e hetimeve e policisë u paraqit në vendngjarje. Nuk ka raportime për të lënduar, por prokurori ka urdhëruar që rasti të shënohet zyrtarisht,” deklaroi Hashani.

Raste të ngjashme janë raportuar më parë edhe në Gjakovë, ku ka pasur rreth 20 incidente të këtij fenomeni të rrezikshëm.

Edhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka reaguar për këtë situatë, duke theksuar rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit për rreziqet që sjellin sfidat e rrezikshme në internet.

Share With:
Translate »
19 Views