“U përleshëm”, vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, dëshmia e autorit: E qëllova me thikën e tij pasi më plagosi
Autori i krimit, po ashtu i mitur dhe bashkëmoshatar me viktimën Emiljano Gjoni, ka deklaruar në polici se ngjarja ka ndodhur pas një grindje të çastit mes tyre.
Autori ka deklaruar se është plagosur në sup nga viktima në përleshje e sipër. Ai pretendon se e ka goditur me thikën e viktimës, por kjo dëshmi është marrë me rezerva nga policia. “U zumë, më qëlloi në sup me thikë. Unë e qëllova me thikën e tij”, mësohet se ka thënë ai.
Ndërkohë policia ka gjetur një thikë në vendngjarje. Autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin dhe jetonin në një lagje. Kur ka ndodhur ngjarja i pranishëm ka qenë edhe një fëmijë.