“Do të të dua përjetësisht” Sheila Haxhiraj humb vëllain në moshë të re

Ka ndërruar jetë Henri Haxhiraj, punonjësi i Gardës së Shqipërisë i cili sot qëlloi vetën me plumb në kokë.

37-vjeçari pak para mesditës së kësaj të marte qëlloi veten me plumb në kokë, predha e të cilit i përshkoi kafkën tej për tej. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, ku pas disa orë luftë me vdekjen ka ndërruar jetë.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije edhe motra e 37-vjeçarit, këngëtarja Sheila Haxhiraj,e cila në postimin e saj në Instagram ka vendosur shiritin e zi.

Lajmin e ka ndarë vetë Sheila mes dhimbjes dhe lotëve:

“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses, motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im, shpirti im…Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete. Qofsh i parajses Vellai im”, ka shkruar këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SHEILA (@sheilahaxhiraj)

Share With:
Translate »
21 Views