Fitoi betejën me kancerin, Çiljeta Xhilaga ndan momentin e ëmbël me të ëmën

Gjatë qëndrimit në Ferma VIP, Çiljet Xhilaga rrëfeu se nëna e saj vuante nga kanceri dhe ky ishte meraku i saj më i madh gjatë qëndrimit në reality show.

Pak javë më parë, nëna e saj, Majlinda Xhilaga ndau në rrjetet e saj sociale lajmin e mrekullueshëm se kishte fituar betejën me sëmundjen.

Sot, Çiljeta ka ndarë një foto me nënën e saj teksa konsumojnë kafe. “Mama Linda”, shkruan ajo krahas fotos.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në fermë, Çiljeta tha se dëshira e saj është shumë e madhe për tu rikthyer në muzikë dhe skenë, por gjithashtu në planet e saj dhe partnerit të saj është të bëhen prindër të një vajze.

Share With:
Translate »
18 Views