Gypsy Rose Blanchard tregon se si do t’i flasë fëmijës për vrasjen e së ëmës

Gypsy Rose Blanchard po përpiqet të lërë pas traumën e së shkuarës, duke thënë se ka ndërmend të shmangë bisedat e sikletshme për nënën e saj të ndjerë, Clauddine “Dee Dee” Blanchard, kur të vijë në jetë fëmija i saj.

Ish-e dënuara, që tashmë është bërë e njohur, në podkastin e Nick Viall, “The Viall Files,” të mërkurën, foli se si do t’i qaset të kaluarës së ndërlikuar kur të lindë vajza e saj, të cilën do ta mirëpresë me të dashurin Ken Urker vitin e ardhshëm.

Duket se Gypsy Rose nuk ka në plan të rikthejë të kaluarën me vajzën e saj… duke pranuar se njerka e saj, Kristy Blanchard, “është bërë më shumë nënë për të sesa vetë nëna e saj dhe Kristy do të jetë gjyshja.”

Sipas Gypsy Rose, ajo e konsideron “zemërthyese” që nëna e saj nuk do të ketë një marrëdhënie me vajzën e saj të vogël, duke pranuar se “herë pas here” mendon për atë që mund të kishte ndodhur.

Kujtojmë se ajo kaloi 7 vite në burg për rolin e saj në vrasjen e nënës së saj, Dee Dee, nga ish-i dashuri i saj, Nicholas “Nick” Godejohn, në qershor 2015. Gypsy Rose e ka akuzuar nënën e saj për procedurat e panevojshme mjekësore ndaj saj dhe abuzimit.

Gypsy Rose gjithashtu iu përgjigj komenteve negative që ka marrë që nga njoftimi i shtatzënisë së saj.

“Ajo që më shqetëson më shumë është fakti që njerëzit kanë këtë stigmë mbi prindërit e rinj që vijnë nga një jetë e mbushur me trauma, ‘Ke kaluar nëpër këtë, kështu që do ta vazhdosh këtë cikël me fëmijën tënd.” Gypsy Rose e mbrojti qëndrimin e saj duke thënë se është një mendim “i padrejtë,” duke theksuar se ka marrë masa për t’u siguruar që është “mjaftueshëm e qëndrueshme mendërisht për të qenë prind.”

Share With:
Translate »
51 Views