Nënë e dy djemve, por Blerina Braka ende nuk është plotësisht e përmbushur

Këngëtarja e njohur shqiptare Blerina Braka konkuron këtë vit në ‘Kënga Magjike’.

Dhuna ndaj grave është kauza që kënga e saj përfaqëson, e duke folur rreth kësaj, Blerina tha se të gjitha femrat janë të prekura, duke cekur pak dhe realitetin ku jetojnë.

“Të gjitha ne femrat jemi të prekura nga kjo gjë, kush më shumë e kush më pak, por besoj të gjitha sepse jetojmë, është opinioni vetë. Është Kjo trysnia”- tha ajo, teksa ishte e ftuar sot në “Aldo Morning Show”.

Nënë e dy djemve, tregoi më tej se dëshira e saj e parealizuar është të pasur një vajzë, por e ngushëllon me faktin që djemtë janë më rehat.

“Them shyqyr që kam çuna, të paktën nuk e vrasin mendjen’

Aldo: Ju keni dhe shprehjen “hë se të gjithë burrat njësoj janë”.

Blerina Braka: Të jem e sinqertë dhe mendoj pozitivisht. Unë kam dy çuna dhe dua të ngushëlloj veten në kuptimin e mirë të fjalës, se kam pasur fiksim që të bëja një vajzë patjetër, por ndonjëherë them “o shyqyr që kam çuna” të paktën të mos e vrasin mendjen. Kurse femrat janë shumë të ndjeshme kanë shumë përgjegjësia.

Share With:
Translate »
78 Views