Çiljeta 10 vjeç paska qenë po kaq yll sa sot!
Nëse nuk e gjetët nga foto e mësipërme, bëhet fjalë për këngëtaren Çiljeta Xhilaga.
Kengetarja është bërë nostaligjke dhe ka ndarë në rrjetet sociale foto nga fëmijëria e saj, kur ishte 10 vjeç.
Çiljeta është bërë pjesë e ekranit shqiptar në një moshë shumë të vogël, ama këtë foto nuk e kishte publikuar më parë.
Këngëtarja është padyshim një nga divat e muzikës në vendin tonë. Edhe pse vitet e fundit është tërhequr nga karriera dhe ekrani, hyrja e saj në Ferma VIP ishte një nga rikthimet më të ëmbla që këngëtarja mund të bënte.
Publiku njohu dhe duartrokiti anën njerëzore të Çiljetës, larg dritave të skenës.