“Kam qenë me vigon”, Eni Vasili rrëfen vështirësitë: Shtatë muajshe shtatzënë, 12 orë ulur!

Eni Vasili është rikthyer në RTSH pas 20 vitesh, aty ku ka qenë spikere lajmesh. Në një intervistë me Ermal Peçin, Vasili është rrëfyer për jetën personale dhe atë profesionale.

“Më ka ndodhur edhe të kem vigonat e serumeve në krah. Por kur ti vendos të bësh këtë profesion, kjo është një zgjedhje, pra mbaj mend kur kam qenë rreth 7-muajshe shtatzënë dhe ishin zgjedhjet lokale, kam ndenjur 12 orë ulur në studio. Dhe më shkruanin zonja nga  e gjithë Shqipëria: Çohu që aty! Çohu bëj diçka, bëj një xhiro, lëviz, si rri ulur 12 orë. Nuk është e thjeshtë, por unë pata fatin e madh të them të drejtën që nuk pata asnjë shqetësim mjekësor gjatë shtatzënisë, përveç atyre gjendjeve të para, që janë stomaku, të përzierave që janë normale”, tregoi gazetarja. 

Share With:
Translate »
43 Views