Testamenti i Liam Payne, kush do ta trashëgojë pasurinë e tij!

Liam Payne, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike muajin e kaluar pasi u rrëzua nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë, u varros më 20 nëntor në Angli.

Liam Payne u la një trashëgimi të madhe të afërmve të tij pas vdekjes.

Këngëtari kishte një vlerë rreth 70 milionë dollarë kur ndërroi jetë dhe ai do t’i japë më shumë se gjysmën e tyre djalit të tij.

Sipas një testamenti të shkruar disa vite më parë, gjysma e pasurisë së tij do t’i trashëgohet djalit të tij shtatëvjeçar, Bear, i cili do të përfitojë mbi 35 milionë euro. Nuk dihet ende se kush do të trashëgojë gjysmën tjetër të pasurisë.

Payne ka vetëm një fëmijë, i cili lindi në vitin 2017 me këngëtaren Cheryl Cole. Çifti u ndanë një vit më vonë

Share With:
Translate »
35 Views