E ftuara tregon historinë e rrallë: Ngela shtatzënë kur isha në menopauzë

Këtë të martë “Shije Shtëpie” në Tv Klan i kushtoi një vëmendje të veçantë meditimit. Ekspertët e fushës në studio renditën dobitë që sjell meditimi në shëndetin tonë fizik dhe atë mendor.

E duke folur rreth kësaj në një lidhje direkte nga Austria mjeshtrja e meditimit, Amadea Stefa ndau me publikun një histori personale mjaft të rrallë. Ajo tregon se falë dobive që i ka sjellë meditimi ka arritur që të lindë përsëri një bebe, gjatë kohës që duhet të ishte në menopauzë.

“Puna me shpirtin, komunikimi me shpirtin është ajo intuita e madhe, shumë e thellë. Dhe më ka ndihmuar që të bëj rrugëzgjidhje në jetën time ndoshta shumë të bukura që dikur nuk e kam se ditur se ekzistojnë, të kem atë forcën ndoshta ndryshe, të kem energji, të punoj dhe të mos kem atë lodhjen që kanë të tjerët. Ka shumë njerëz që punojnë 8 orë dhe janë të këputur, kurse unë kur punoja me meditimin, edhe pse punoja 10-15 orë në ditë nuk e ndjeja atë lodhje që e ndjejnë të tjerët. Ka raste që unë fle vetëm nga 3 orë, si sot që kam fjetur vetëm 2 orë, sepse kam atë energjinë ndryshe. Është e nevojshme, nëse ne nuk meditojmë gjithmonë shteremi dhe ikën energjia, e duke ikur energjia do të thotë që ne nuk jemi më të rinj, trupi plaket.

Ne kemi mundësi të rinohemi. Unë për shembull në moshën time, që normalisht duhet të isha në menopauzë, kam arritur që të bëj përsëri bebe, që më thoshin nga ana mjekësore është e pamundur. Unë jam 45-vjeç dhe kam pasur 2 vite që kam qenë në menopauzë, si shumë gra që fillojnë herët ndoshta. Dhe duke qenë se kam kaluar dhe shumë anë të ndryshme sëmundjesh në trupin tim, me anë të meditimit kam arritur që qelizat kanceroze që kisha në trup t’i transformoja dhe prandaj kam mbetur shtatzënë, pas shumë kohësh, pas 24 vitesh me djalin e parë,” tregoi Amadea Stefa.

Share With:
Translate »
7 Views