Nëna denoncon kopshtin nr. 3, Tiranë: Përjashtuan djalin tim pse mban pampers
Një nënë ka kontaktuar me JOQ për të denoncuar trajtimin e padrejtë që i është bërë djalit të saj 3-vjeçar në një kopsht në Tiranë. Ajo tregon se djali është përjashtuar nga kopshti për shkak se përdorte pampers dhe nuk mund të kryente vetë nevojat personale, pa u informuar më parë për këto kushte.
Për më tepër, fëmija ishte i vetmi në grup me fëmijë më të mëdhenj, gjë që i shkaktoi vështirësi sociale dhe emocionale. Nëna ka bërë ankesë në Bashkinë e Tiranës për këtë situatë, por sipas saj nuk ka marrë asnjë përgjigje apo kontakt për zgjidhje gjatë dhjetë ditëve të fundit.
Ajo thekson se drejtoria e kopshtit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve me drejtuese Zhaneta Beqiri nuk kanë treguar seriozitet në trajtimin e shqetësimit të saj dhe kanë anashkaluar rastin konkret të djalit të saj. Kjo nënë kërkon që institucionet të ndërmarrin masa për të siguruar trajtim të drejtë dhe mbështetje për fëmijët në nevoja të veçanta, duke shmangur diskriminimet dhe duke garantuar kushte më të mira për fëmijët e vegjël në institucionet arsimore.
Mesazhi denoncues i nënës:
Përshëndetje. A mund të bëj një denoncim për një padrejtësi që i është bër fëmijës tim në një kopësht në tiranë? Kam bër edhe një ankesë në bashki nëpërmjet platformës përkatëse por asnjë përgjigje apo telefonat nuk kam marr që prej 10 ditësh që ështe bër ankesa
Do doja të më postonit këtë shqetësim dhe ankesë qe kam bër në bashki por që nuk kam mar asnjë telefonat për një zgjidhje. Po ju dërgoj ankesë që të jem sa më e qartë për padrejtësin që i’u bë djalit tim
Unë, si prind i një fëmije 3 vjeç, paraqes këtë ankesë lidhur me trajtimin e padrejtë që iu bë fëmijës tim në Kopshtin Nr. 3 “1 Qershori”, Tiranë.
- Mos informimi për kushtin e pampersit.
Fëmija im frekuentoi kopshtin për 2 ditë, pasi askush nuk më kishte informuar se kusht për të frekuentuar kopshtin ishte heqja e pampersit. Vetëm pas dy ditësh, kur u vu re se djali kishte pampers, mu bë e ditur se nuk mund të frekuentonte më kopshtin. Ky kusht nuk ishte i komunikuar më parë dhe përbën një diskriminim ndaj fëmijës tim, i cili është ende në një fazë normale zhvillimi për moshën 3 vjeç.
- Pamundësia e vetë-shërbimit nuk është arsye për përjashtim.
Drejtoresha e kopshtit më informoi se fëmija nuk mund të ndiqte kopshtin pasi nuk ishte në gjendje të kryente i vetëm nevojat personale dhe të pastrohej vetë. Djali im mund te shkoj të urinoj vetë në tualet por të kryej nevojën dhe të pastrohej vet pa ndihmën e nje edukatoreje apo ndihmeseje nuk mundet. Kjo ishte e vetmja arsye se pse djali nuk mund të vazhdonte të frekuentonte kopshtin. Kjo është e papranueshme, pasi në këtë moshë shumë fëmijë kanë ende nevojë për ndihmë por sipas drejtoreshës aty ështe vetshërbim dhe edukatoret nuk kanë të drejtë të ndihmojnë femijet për tu pastruar. Kjo gjë më është komunikuar nga vet drejtoresha e kopshtit ne fjalë.
- Vendosja në grup të papërshtatshëm
Fëmija im ishte i vetmi 3-vjeçar i vendosur në një grup me fëmijë 4–5 vjeç, pa bashkëmoshatarë, duke e lënë në vështirësi sociale dhe emocionale.
- Mungesë serioziteti nga Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve
Kur u paraqita për të sqaruar këtë problem te Drejtoria e Përgjithshme, shqetësimi im u shpërfill dhe u relativizua me shembuj personalë, duke u anashkaluar rasti konkret i fëmijës tim. Më është premtuar se do të flitej me drejtoreshën e kopshtit, por deri më sot nuk kam marrë asnjë njoftim apo zgjidhje konkrete.
Për pos këtyre shqetësimeve jam ndjerë shumë e fyer nga komunikimi absurd nga të dy institucionet.
* Theksoj që unë jam edhe me ndihme ekonomike dhe kopshti ishte e vetmja shpres qe un mund te lija djalin dhe te gjeja pun* Ju lutem mereni në konsiderat ankesen time pasi ky kopësht i ka bër padrejtësi dhe shum fëmijëve të tjerë duke i lënë ata pa regjistruar