“Pasagjer i ri në bord” Pak muaj pas dasmës, këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël
Gjatë verës, këngëtarja e njohur shqiptare Luar Arani i dha fund beqarisë me një dasmë elegante buzë detit, ku tha “po” partnerit të saj, Etjen Ymeraj.
eremonia intime u shënua nga një atmosferë e ngrohtë, plot dashuri dhe harmoni, duke reflektuar në çdo detaj elegancën dhe thjeshtësinë që e karakterizon artisten.
E vetëm pak muaj pas këtij momenti të veçantë, Luar ka ndarë me ndjekësit një tjetër lajm të bukur: ajo dhe partneri i saj janë në pritje të ëmbël.
Me një postim simbolik në Instagram, ku dallohet hija e çiftit dhe një palë balona në formë zemre, artistja ka shkruar thjesht “Pasagjer i ri në bord”, duke zbuluar kështu shtatzëninë.
View this post on Instagram
Urime të shumta kanë vërshuar menjëherë nga ndjekësit dhe kolegët e saj të njohur të skenës, të cilët e kanë përgëzuar për këtë kapitull të ri të jetës.
Një verë që nisi me një “po” dhe vazhdon me një “mrekulli në ardhje” për Luarin dhe Etjenin.
View this post on Instagram