Ish-partnerja e këngëtarit, Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë së fundmi një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka folur hapur për sfidat e të qenit nënë beqare dhe përkushtimin ndaj djalit të saj, Roel.
Në një bisedë me ndjekësit në InstaStory, Selvijes iu bë pyetja nëse e kishte pasur të vështirë vendimin për të qenë nënë e vetme.
Ajo u përgjigj me sinqeritet: “Normal që po. Gjëja që unë kam ëndërruar gjithmonë ka qenë të kem familje, dhe fëmija të rritet me të dy prindërit, por kjo është jeta”.
Foto: Instagram
E njëjta shtoi se pavarësisht ndarjes, është e vendosur të krijojë një ambient të qetë dhe të lumtur për të birin.
“Për Roelin do luftoj që të rritet në një ambient ku mbizotëron qetësia dhe lumturia. Do bëj çmos që ai të rritet me të gjitha normat që i duhen një mashkulli. E inshallah të kemi jetë dhe forcë t’i përballojmë sfidat”.
Selvije Jao dhe Shpat Kasapi janë ndarë prej disa kohësh, por kanë ruajtur marrëdhënie korrekte për hir të djalit të tyre.
Postimi i saj është pritur me shumë komente mbështetëse nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar për forcën dhe sinqeritetin që transmeton si nënë. /
Foto: Facebook