Është vajzëëëë!!! Çifti i famshëm janë bërë prindër për herë të dytë

Perrie Edwards dhe partneri i saj, Alex Oxlade-Chamberlain, janë bërë prindër për herë të dytë. Këngëtarja dhe futbollisti anglez, kanë bërë prindër të një vajze.

Perrie Edwards e ndau lajmin e bukur të shtunën, përmes një fotografie bardhë e zi në Instagram.

Në foto, foshnja shihet e mbështetur mbi kraharorin e nënës, ndërsa ajo, partneri dhe djali i tyre 4-vjeçar, vendosin secili nga një dorë mbi anëtaren më të re të familjes.

Në shkrimin e postimit, këngëtarja zbuloi edhe emrin e vajzës, Alanis Valentine.

Çifti njoftuan për herë të parë se po prisnin fëmijën e dytë në shtator të vitit 2025.

“Gjeni pak çfarë, të dashur…” kishte shkruar Perrie Edwards në një video në Instagram në atë kohë, duke e shoqëruar postimin me një emoji zemre të kuqe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Perrie. (@perrieedwards)

Share With:
Translate »
24 Views