U p*rdhunua nga 67-vjeçari Rushan Selko dhe mbeti shtatzënë, analiza e ADN-së hedh dritë mbi abuzimin e 12-vjeçares

Analiza e ADN-së ka hedhur dritë mbi rastin e përdhunimit të 12-vjeçares në Pogradec e cila mbeti shtatzënë pas abuzimit nga 67-vjeçari Rushan Selko, i njohur i familjes së saj.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se analiza e ADN-së ka përputhur materialin gjenetik të fetusit me atë të Rushan Selkos.

Sipas informacioneve, e mitura ka dëshmuar në prani të psikologut, duke treguar për kërcënimet e vazhdueshme që i janë bërë për të mos e bërë publike ngjarjen.

Ndërkohë, familjarët janë marrë disa herë në pyetje, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar çdo detaj të rastit, i cili u bë publik në media më 30 dhjetor.

Hetimet kanë nisur menjëherë pas konfirmimit të shtatzënisë së të miturës, e cila në atë kohë rezultoi rreth 22 javëshe. Tashmë, burime bëjnë me dije se e mitura e ka abortuar foshnjën.

Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, ç’ka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim, ku u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.

Share With:
Translate »
11 Views