Fotot nga paparaci/ Zbulohet shtatzënia, ministrja e qeverisë në pritje të ëmbël
Në faqet tona Adea Pirdeni ka qenë shpeshherë. Shkak është bërë natyra ndryshe e ministres, që zgjedh të mos shpenzojë shumë kohë në oborrin e Parlamentit.
Ndonëse është në detyrë prej disa vitesh, Adea ka zbuluar se është një natyrë e tërhequr dhe nuk preferon që me miqtë të takohet në oborrin e Parlamentit. Por ky takim me kolegun e saj të ri, ministrin Ferit Hoxha, ka zbuluar më shumë sesa prisnim.
Teksa ka përfunduar një seancë e rëndësishme parlamentare, disa ministra e deputetë janë larguar në këmbë, nga krahu i pedonales. Ajo që dukej si një takim mes dy kolegëve, në fakt për ne rezultoi shumë më shumë. Ashtu edhe siç dallohet, Adea është në pritje të ëmbël.
Si një natyrë që preferon të jetë diskrete në jetën e saj private, pak gjëra dihen për të, por ajo që tashmë nuk mund të fshihet më, është barku i rrumbullakosur i ministres.
Sapo pamë këtë shkrepje, iu rikthyem edhe njëherë fotove të mëparshme të saj, duke parë dukshëm se në muajt e fundit, format e Pirdenit kanë ndryshuar, duke zbuluar këtë shtatzëni në muajt e fundit të saj.
Duke njohur natyrën e saj, vështirë se do të marrim vesh detaje të tjera, por ajo që mund të shquajmë është fakti se ministrja është në top formë, edhe pse në pritje të ëmbël.
Adea Pirdeni prej shtatorit 2025 ajo është rikonfirmuar në postin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, detyrë të cilën ka nisur ta ushtrojë në janar të vitit 2024.
Që kur u bë pjesë e parlamentit, e gjithë vëmendja ishte për të. Një emër i panjohur, të paktën për publikun e gjerë që preferoi mos të shndërrohej në shumë mediatike, edhe pas postit të rëndësishëm që mori. Duhej ky takim i rastësishëm, për të zbuluar një lajm kaq të bukur që vjen nga Pirdeni.








